Sot, për herë të parë në Kosovën e lirë, regjimi i kuq i dënoi grevistët me ndalje të pagës. Ky dënim ndaj grevistëve është pasojë e paaftësisë qeverisëse. E drejta për grevë është e garantuar me ligje vendore dhe konventa ndërkombëtare.
Mos të harrojmë se, ishin po të njëjtat sindikata dhe po të njëjtit akterë sindikal, kur pushteti i sotëm, në cilësinë e opozitës së djeshme, përveçse i mbështeste, bashkë me ta edhe protestonte.
Në vend të urimit për një fillim të mbarë të vitit shkollor; mësuesit, nxënësit dhe prindërit po privohen nga të drejtat e tyre pikërisht nga paaftësia qeverisëse.
Regjim i kuq, ndalni këto veprime dhe ofroni zgjidhje.