Aktorja Tropojane, Arjola Demiri, gjatë qëndrimit të saj brenda “Big Brother Vip”, kishte rrëfyer dëshirën e saj e cila ishte për të qenë prezantuese e Portokallisë.
Kjo çështje nuk la pa u diskutuar as në emisionin “Fan Club”, ku edhe ishte e ftuar. Aktorja u shpreh se një rol i tillë do ta rriste në një nivel më të lartë.
‘’Ishte gjë e bukur, është fantastike, do bëjë humor. E kupton? Të plotëson, të rrit në një fare forme artistikisht, do kish thënë Sofia Loren e shkreta, po ta kishin bërë prezantuese. Për fat ishte me mend në kokë nuk e bëri“.