Ku ishte zanafilla e lirisë, në kohën kur kushtet e rrethant nuk lejonin ndryshimin dhe arritjen e lirisë!
Ajo ka zanafillën në kokat e mendjendriturve tanë, aty ku ata ndryshuan kushtet e rrethanat dhe ku pikturuan lirinë e inkurajuan një popull të tërë drejt arritjes.
Liria u arrit sepse ideali dhe vizioni mendjeve tona ishte drejtëpërdrejt i lidhur me cakun, pra me lirinë.
Edhe pse kushtet dhe rrethanat e asajë kohe nuk lejonin kurrësesi arritjen, ne ndryshuam kushtet dhe rrethanat në mendjet tona, pikturuam dhe arritëm lirin duke përdorur gjithçka si shteg drejt arritjes; pra ne jemi krijuesit dhe autorët e këtij kapitulli të përfunduar.
Por, pse nuk po mund të arrihet zhvillimi ekonomik i vendit ku qëndron defekti ynë ?
Aty ku është potenciali ynë i madhë është edhe defekti ynë; pra tek ideali dhe vizioni ynë! Fatëkeqësisht caku i idealit të zemrave dhe vizionit të mendjes, që nga pas lufta e deri sot është pushteti!
Kur pushteti është cak i idealit të zemrës dhe vizionit të mendjes atëherë zhvillimi mbetet sekondarë dhe i lënë pas dore; e pushteti mbeti deri sot primar!
Vendi është zhvilluar pikërisht aq sa mund të zhvillohet një vend i lënë pas dore. Edhe pse ne kemi shumë shembuj nga shtetet tjera që u zhvilluan brenda dy dekadave. Për shembull Gjermania e cila ishte shumë e shkatërruar e bërë rrafsh me tokë pas luftës së dytë botërore arriti të zhvillohet dhe të bëhet lokomotivë ekonomike e Evropës. Gjermanisë, vetëm dy dekada pas luftës nuk i mjaftoi fuqia e vetë punëtore dhe kërkoj punëtorë jash shtetit , sikur që kërkuan edhe në Kosovë në vitin 1965; pra vetëm dy dekada pas përfundimit të luftës së dytë botërore.
Para fillimit të mrekullisë ekonomike Irlandës i ikën gjysma e popullsisë gjithësej 4 milion në Amerik!
Irlanda, që brenda një gjenerate prej shtetit më të varfër në evropën perendimore në shtetin gati më të pasurë në botë, për kokë banori !
Prej 40-të miliardëve dollarë në fillim të viteve të 90-ta në mbi 133 miliardë dollarë në vitin 2008 ka arriturë rritja e produktivitetit të shtetit. Vetëm për 18-të vite rritje mbi 90 miliardë dollarë.
Japonia dhe Korea e Jugugut poashtu janë zhvilluar edhe më shpejt se dy dekada.
Ulja e barrierave ligjore për investor.
– Krijimi i kushteve ligjore, siguria ligjore për investor.
– Përpilimi i përbashkët i kushteve dhe ligjeve me investorët në përputhshmëri me ligjet e Kosovoës e ato ndërkobëtare.
– Krijimi i kushteve të sigurisë sociale, sigurime të qëndrueshme shëndetësore dhe të entit social.
Këto mund të sjellin investime të shpejta, të mëdha dhe të qëndrueshme në vend.
Pa krijimin e kushteve të lartpërmendura nuk do të investohet në vendin tonë, dhe nuk do ti kthehet shpresa rinësë për të ndërtuar ardhmërin në atdhe.
Vetëm atëherë kur vizioni i mendjes dhe ideali i zemrës lidhet drejtpërdrejt me arritjen ekonomike mund të zhvillohet vendi, përndryshe zhvillimi do të mbetet sekondarë dhe vendi do të zhvillohet me atë shpejtësi si në dy dekadat e fundit.
Edhe zhvillimi ekonomik fillon në kokë, dhe madhësia e zhvillimit ekonomik varet nga madhësia e masave të marra, dhe nga veprimet pasuese për zhvillim.