„Jepini një njeriu një peshk dhe ju ushqeni atë për një ditë.
Mësojeni një njeri të peshkojë dhe ju e ushqeni atë për gjithë jetën“❗️
KONFUCIUS
Të ipen 100.-€ e 50.-€ të konsum
ohen ushqehen familjet për një ditë; të investohen në prodhim ushqehen tërë jetën❗️
Sidomos kur dihet shumë mirë se, vendi ynë është konsumues i shumë prodhimeve të huaja; ato 100.-€ e 50.-€ përnjëherë shkojnë direkt në kuletat e prodhuesve jashë vendit❗️
Investimi në prodhim i milionave treshifrorë në vend do të ushqente shumë familie tërë jetën, dhe do të bënte një nxitje të madhe për rritjen ekonomike, e cila do të mbushte kasën e shtetit nga tatimi mbi pagë e prodhim❗️
A besuan në dy dekadat e fundit udhëheqësit e vendit; se mund të zhvillohemi ekonomikisht në nivel evropian⁉️
Nëse po, atëherë urime❗️
Derisa kërkohen arsyetime, se dikush po e pengon, ngadalëson zhvillimin me veprimet e tyre; si për shembull korrupsioni , opozita, mungesa e ligjeve, infrastrukturës e tjera aryse, atëherë tregohet dhe shfaqet në pah se, ata undhëheqës nuk besojnë në zhvillim e shpejt ekonomik të vendit; dhe se ideali i zemrës dhe visioni i mendjes së tyre primarë e ka pushtetin dhe sekondarë mbetet zhvillimi ekonomik⁉️
S’ka fuqi që mund ti përballojë dhe ta ndalë synimin e ëndrrave të përbashkëta të idealit të zemrës drejt arritjes; fuqia e idealit të zemrës dhe vizionit të mendjes dallon nga të gjitha dhe është mbi të gjitha, fruti i tyre është përbushja❗️
Nëse synimi i parë i ëndrrave për arritje është pushteti, atëherë fruti i atyre ëndrrave është kolltuku❗️
Kjo e pamundëson zhvillimin e shpejt të vendit❗️
Ëndrrat që mund të pikturohen në mendjen e vizionarëve e që kanë ideal zemre dhe vizion mendje të përbashkët me popullin, që synimi kryesorë e direkt është arritja për përparim, atëherë fruti i këtyre sakrificave, përpjekjeve e i vendosmërisë së palëkundur do të jetë zhvillimi i shpejt i vendit❗️