Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e ka komentuar rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për shtyrjen e zgjedhjeve. Gashi thotë se zgjedhjet nuk bën dhe nuk të mund të shtyhen.
Ai përmend një serë pasojash që do të prodhonte shtyrja eventuale e zgjedhjeve.“Mundet me u shkurtu fushata, me u zvogëlu tubimet, por jo me u shty zgjedhjet, sepse cenohet demokracia dhe ndërtohet precedent i rrezikshëm”, ka thënë Gashi për “Indeksonline”.
Shefi i deputetëve të LDK-së ka thënë se këto qëndrime do t’ia paraqet në takimin e nesërm presidentes Osmani, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.Ideja për shtyrjen e zgjedhjeve lokale ka hasur në kundërshti të madhe tek partitë opozitare.
LDK-PDK-AAK dhe NISMA përmes eksponentëve të tyre po e vlerësojnë si suspendim të demokracisë, nëse do të realizohej një skenar të tillë.
I pari që e ka nxjerrë në publik, opsionin e shtyrjes së zgjedhjeve ka qenë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca duke e arsyetuar me gjendjen pandeminë në vend./Botapress/