Botapress 19 Maj – Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar debati për programin e Qeverisë.Gjatë këtij debati një përplasje ka ndodhur mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetëve të opozitës.
Kjo pas deklaratës së Bislimit, i cili tha se nuk mund të diskutojnë me opozitën për detajet e planit pasi në planprogram janë prioritetet qeverisëse.Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se nuk e kupton se si një zëvendëskryeministër i thotë Kuvendit nuk ju tregoj juve se qysh një program ka u përkthy në plane “pasi unë i kam 50 për qind”.
“Është për herë të parë që një zëvendëskryeministër del në Kuvend e thotë unë s’ju tregoj juve se i kam 50 për qind të votave. Me dal me i thanë Kuvendit se unë nuk ju tregoj juve se qysh një program ka mu përkthy në plane kjo kurrë s’ka ndodhur. Me dal me i thanë një kuvendi prej pozitës së zëvendëskryeministrit se janë harxhuar 53 milion euro për një rrugë e mos me dërgu në Prokuroi është e paarsyeshme. Nuk po e kuptoj pse kjo gjuhë kështu.
Duhet qetësi është zëvendëskryeministër nuk ka nevojë me iu turr kështu Kuvendit”, ka thënë Gashi.Ndërsa, Bislimi iu përgjigj duke i thënë se flasim për këtë program, jo për 2.1 milionëshin se nuk është prioritet qeverisës.
“Unë po them sot e kemi diskutua programin qeverisëse, unë nuk ju tregoj planin tim javor. Folim për këtë program, jo për 2.1 milionëshin se nuk është prioritet qeverisës”, tha zëvendëskryeministri.