Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, para nisjes së seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovë, ka thënë se është përgjegjësi e LVV-së dhe Albin Kurtit për të gjetur zgjidhje për daljen nga bllokada institucionale ku gjendet Kosova.
“Është përgjegjësi e Kurtit dhe partisë së tij që të konstituohet Kuvendi. Fatkeqësisht është turp ajo që po ndodh, bota po kallet flakë, derisa ne po zihemi mes veti se kush çfarë pozite merr. Duhet t’i vijë fundi kësaj situate të papranueshme”, ka deklaruar Gashi.
I pyetur rreth deklarimeve të kryetarit te LDK, Lumir Abdixhiku, se LVV i ka çuar njerëz për punën e koalicionit, Gashi ka thënë se nuk e ka parë dhe nuk e di çfarë ka deklaruar kryetari i tij./



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në