Prezantueset e njohura shqiptare, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram një moment të relaksuar nga pushimet luksoze në ishullin grek të Mykonosit.
Në një fotografi të publikuar së fundmi nga Arbana, dyshja shfaqet duke buzëqeshur dhe duke shijuar rrezet e diellit pranë një pishine me pamje mahnitëse nga deti.
Veshur me bikini elegante – Arbana në të zeza me detaje të thurura dhe Xhemi në bikini me print animalier dhe një kapele kashte – të dyja kanë treguar linjat e tonifikuara trupore dhe një stil të rafinuar veror.

Fotografia, e realizuar në resortin “Cavo Tagoo” në Mykonos, është komentuar gjerësisht nga fansat të cilët i kanë komplimentuar për paraqitjen natyrale dhe energjinë pozitive që përcjellin.
Duket se dyshja e ekraneve shqiptare, përveçse ruajnë një miqësi të ngushtë prej vitesh, dinë gjithashtu si të shijojnë verën me stil dhe elegancë.



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një