Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.
Kjo thirrje bëhet tani për të gjithë drejtuesit e automjeteve, për shkak të kushteve atmosferike (reshjeve dhe ngricave) nëpër të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës, të kenë me vete pajisjet dimërore në automjetet e tyre si: (gomat e dimrit dhe zingjirët përkatës).
Veçanërisht për drejtuesit e automjeteve, kërkohet:
– Të përshtasin shpejtësinë në bazë të kushteve atmosferike dhe
– Të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve.
“Ministria e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është e përgaditur për mirëmbajtjen dimërore të Autoudhëve dhe Rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Republikës së Kosovës. Kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së janë të furnizuara me kripë sipas kontratave si dhe paisjet për pastrimin e borës. Ne si ministri, do të bëjmë të pamundurën, që të bëjmë pastrimin e rrugëve, në mënyrë që të ketë qarkullim normal të automjeteve”. /Botapress.info/