Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë reaguar pas anulimit të konferencës së Kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilova, duke theksuar se ky vendim u mor për arsye sigurie, pas këshillimit me Policinë e Kosovës.
“Duke mbajtur parasysh se gjykimet mbahen jashtë Kosovës, Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë synim të mbajnë vazhdimisht të informuar publikun në Kosovë lidhur me proceset gjyqësore në Hagë, për informacion të përditësuar, objektiv dhe transparent,” thuhet në deklaratën e DHSK-së.
Në njoftim theksohet se konferenca për shtyp, ku gazetarët kishin mundësinë të bënin pyetje dhe të merrnin përgjigje nga Kryetarja e Dhomave të Specializuara, u anulua për shkak të protestave të veteranëve dhe të tjerëve, gjatë të cilave u hodhën bomba tymuese për të penguar mbajtjen e takimit.
“Duke njohur të drejtën demokratike për protestë paqësore, DHSK-ja shpreh keqardhjen që në situatën e sotme gazetarët u penguan që t’i bënin pyetje vetë Kryetares së Gjykatës,” u shprehën nga DHSK.
Sipas tyre, Dhomat e Specializuara mbeten të angazhuara për informimin në mënyrë transparente të publikut dhe gazetarëve dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë lidhur me ecurinë e proceseve gjyqësore në Hagë./RTK



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen