Anton Marku: Demokristianët e diasporës kundërshtojnë koalicionin PSHDK-VV

 

 

Koalicioni për zgjedhjet në nivel qendror të 28 dhjetorit mes Partisë Shqiptare Demokristiane  të Kosovës (PSHDK) dhe Vetëvendosjes (VV) është duke u kundërshtuar fuqishëm nga pjesa më e madhe e demokristianëve në diasporë, të shtrirë gjeografikisht kryesisht në Zvicër, Gjermani dhe Austri. Aktivistët demokristianë të këtyre shteteve kërkojnë me urgjencë mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshme të partisë dhe shkarkimin e dy incuesve të këtij koalicioni jo të natyrshëm dhe të dëmshëm, kryetarit aktual të PSHDK-së Zef Morinës dhe kryetarit të Bashkësisë së Degëve të PSHDK-së në Gjakovë Anton Shala.

 

Anashkalimi i vullnetit të elektoratit

Në traditën e organizimit partiak fuqia e vetë këtij organizim buron nga votuesi, respektivisht elektorati, i cili zgjedh strukturat udhëheqëse të cilat më pas afirmojnë dhe mbrojnë interesat e tij. Në pluralizëm partitë nuk mund të funksionojnë vetëm por në rrugëtimin e tyre drejt realizmit të qëllimeve të definuara më parë hyjnë në marrëdhënie kontraktuale edhe me subjektet e tjera politike, zakonisht me ato të një profili të njëjtë apo të ngjashëm programor. Para se këto raporte të formalizohen në një marrëveshje të shkruar hapet debati i brendshëm, njoftohet anëtarësia dhe merret pëlqimi i saj. Këto parime themelore u injoruan dhe u shkelën me të dy këmbët në rastin e dakordimit për koalicion parazgjedhor mes PSHDK-së dhe VV-së. Bartës të këtyre lëvizje shkurtpamëse dhe për motive dhe interesa karrieriste dhe personale janë figurat më të larta të PSHDK-së, nisur nga kryetari i saj Zef Morina me bashkëpunëtorët e tij në kryesinë qendrore dhe bashkësinë e degëve në Gjakovë që ka vite që janë shndërruar në dekor dhe makineri votuese të vendimeve absurde duke mos përfaqësuar elektoratin demokristian. Mësimit nga e kaluara dëshmojnë për faktin se sa herë që nuk është marrë në konsideratë vullneti i shumicës brenda një subjekti politik po aq herë projektet e tilla kanë pasur përfundim jo të lavdishëm dhe për pasojë ka ardhur deri te dobësimi dhe defaktorizimi i partive të tilla në skenën politike të një vendi. I njëjti fat e pret edhe këtë tentativë që të mbulohen dështimet e deritashme të lidershipit të PSHDK-së duke u afruar me një parti me të cilën nuk ka asgjë të përbashkët, as ideologjikisht e as historikisht.

 

Llogaridhënia si akt moral

Koalicioni në fjalë është më shumë fiktiv se sa përmbajtjësor dhe i shërben disa individëve që njihen me emër dhe mbiemër si zhvatës dhe matrapazë politikë, të cilët, tash e disa dekada, kanë përfituar nga partia, qoftë me privilegje apo me marrje të posteve publike, të cilat më pas i kanë përdorur për pasurim personal apo interesa grupore. Është koha e fundit që anëtarësia demokristiane toleron personat e tillë të cilët kanë marrë peng të gjitha strukturat e saj. Këtyre manipuluesve duhet përfundimisht tu tregohet dera. Veprimet e tyre nuk i sjellin asnjë të mirë atyre që ata pretendojnë të përfaqësojnë, përkundrazi. Një pjesë të fajit e kanë edhe ata pak  mbështetës të tyre që me gjysmë zëri aprovojnë gjithçka që ju servohet. Marrëveshjet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me funksionalizimin partiak dhe mbijetesën e PSHDK-së, e cila më shumë është rrënuar nga brenda se sa nga jashtë.

 

Vendimet e gabuara

Që nga themelimi i saj, tash e 35 vite më parë, PSHDK-ja është parti e spektrit të djathtë e cila rrugëtimin e saj të derikëtushëm, në të shumtën e rasteve, e ka bërë bashkë me LDK-në. Vetëm atëherë ajo ka qenë origjinale në filozofinë e saj perëndimore. Lëshimet e paqëllimshme lënë gjithmonë hapësirë për mirëkuptimin, ato të qëllimshme duhet të demaskohen. Në këtë frymë, duke qenë të bindur se vendimi për lidhje të koalicionit PSHDK-VV nuk është dobiprurës, demokristianët në diasporë kërkojnë që sa më parë të thirret kuvendi i jashtëzakonshëm i partisë në të cilin do të shkarkohen përgjegjësit për lidhjen e koalicionit me një subjekt politik të majtë i cili përfaqëson të kundërtën e të djathtës tradicionale dhe konzervative. Ky do të ishte hapi i parë drejt reformimit të partisë, hap i cili do të pasohej nga hapa të tjerë të nevojshëm për rivitalizimin dhe faktorizimin e saj.

 

Vota demokristiane

Duke marrë në konsideratë faktin se koalicioni PSHDK-VV nuk e ka pëlqimin e bazës dhe nuk i shërben asaj por vetëm disa emrave të përveçshëm, demokristianët e diasporës bëjnë apel që të mos pranohet një koalicion i tillë, kryekëput joparimor. Për më tepër vota e demokristianëve do të duhej të mos shkojë në taborrin e atyre që Kosovën e larguan nga Tirana, Roma, Berlini, Londra, Parisi e Uashingtoni. Demokristianët nuk duhet bërë patericë e një pushteti në largim e sipër, për më tepër të një pushteti i cili në pesë vitet e kaluara, sidomos në arenën ndërkombëtare, ka shënuar më shu-më regres se sa progres. Një opcion tjetër do të ishte bojkotimi i tërësishëm i këtyre zgjedhjeve me besimin se ka ardhur koha për ristrukturimin e tërësishëm të partisë i cili mund të nisë sapo që nga radhët e saj të largohen ata që atë e sollën deri në këtë pikë.

 

 

Të tjera

Uncategorized

Die besten Dreamplay Casino Boni und wie Sie diese nutzen können

In diesem Artikel werden wir die

Uncategorized

Sprawdź nasze recenzje gry Mucha Mayana w kasynach online

W artykule przyjrzymy się grze Mucha

Lajme

Emërohet kryeshefi i ri ekzekutiv i KEK-ut

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike