Pas një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ku kishte shprehur pakënaqësitë e tij për kushtet e punës si zyrtar policor, Amir Hoxha, u suspendua për tre ditë nga puna.
Por, ky suspendim nga pozita e policit u zgjat për një kohë të pacaktuar.Avokati i Hoxhajt, Gent Gjini, në një prononcim për lajmi.net, ka kërkuar që Hoxhaj të kthehet në vendin e punës dhe t’i kompensohen dëmet shpirtërore të shkaktuara nga ngjarja.
“Referuar padisë civile që ka të bëjë me kontestin e punës, kërkoj që Amiri të kthehet në vendin e punës dhe ato dëmet shpirtërore t’i kompensohen”.
Lidhur me rastin, Gjini si palë mbrojtëse e Hoxhajt, ka dërguar një kallëzim penal ndaj përgjegjësve në Drejtorinë e Policisë së Kosovës.
LEXO EDHE KETE
Kjo për shkak se siç thotë Gjini, “me rastin e Amirit është tentuar të përdoret një fushatë denigruese”.
“Unë si avokat do t’i ndjek të gjitha procedurat ligjore dhe ashtu siç kam paraqitur një kallëzim penal dhe një padi civile për zyrtarët policor dhe një kërkesë e kemi drejtuar në Avokat të Popullit”.
Ndërkaq, Policia e Kosovës, ditë më parë ka njoftuar për suspendimin e zyrtarit policor, gjë që sipas tyre, i njëjti është suspenduar nën dyshimet për shkelje të brendshme disiplinore.
“Policia është strukturë apolitike në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim në orientimet e tyre andaj të gjithë zyrtarë e saj duhet të përmbahen nga komentet qofshin ato politike apo të llojeve të tilla të sanksionuara me udhëzimet administrative”, thuhej në njoftimin e policisë./Botapress.info/