Nënshkruhet kontrata ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe konzorciumit fitues në ankandin e parë solar të Kosovës për centralin FV prej 100 MW në Kramovik.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli derisa ka theksuar se kjo marrëveshje është e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe tranzicionin energjetik, ka thënë se me këtë projekt Kosova po dëshmon se po bëhet një mjedis i favorshëm në investimet e sektorit të energjisë.
Rizvanolli: Kosova po dëshmon që po bëhet një mjedis i favorshëm në investimet e sektorit të energjis
\“Ky ankand i suksesshëm do të jetë vetëm i pari prej shumë sosh që do të zhvillojmë në të ardhmen. Ndërsa, Kosova po dëshmon që gjithnjë e më shumë po bëhet një mjedis i favorshëm, i sigurtë për investime në sektorin e energjisë, dhe jo vetëm. Këto investime nuk janë vetëm për të ardhmen që e shohim për gjeneratat që d të vinë, por edhe për realitetin që përballemi sot, janë për një sektor më të qëndrueshëm, të pavarur dhe më të përballueshëm për konsumatorët…Shpresoj se do të jemi gjenerata e fundit që duhet të ndiejmë ndikimin e një krize energjetike të tillë…Presim me padurim që të punojmë së bashku përgjatë dy viteve të ardhshme në zbatimin e këtij projekti…E gjithë kjo është në dobi jo vetëm të sigurisë energjetike, por të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pasi ndikon edhe në përmirësimin e ambientit”, tha Rizvanolli.
Të tjera
Aktuale
Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë
Një këmbësor është goditur nga një
Aktuale
Gjykata Speciale s’i pranon krimet serbe në Kosovë si prova në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Mbrojtja e Jakup Krasniqit, ish-zëdhënësit të
Aktuale
Përballje në balotazh në 18 komuna, dominon gara mes LDK-së e VV-së
Pas numërimit të votave me postë