Seç, m’rrehi shpirtit dhe m’sillet vargut
Nji thanie plaku e pa shkrume me dorë,
“Atdheu i paska t’vetat rrajë fell barkut”
Mua m’dulen para me mija lisa fatgjorë!…
K’to fjalë i ka thanë prej zemres t’plast’,
Bijtë po i iknin pa u dalë kimet mjekrres,
Prej dhimtve se toka po mbetet shprazt’,
E t’rinjtë po shkojnë në prehen t’njerkës!…
Jo o Bab’lok , rranjen e kemi tek nanësia,
Dhe pse rrekjes kurgja t’mos na mungoj’,
Por, e pas’mja, s’e paska emnin lumtunia
Kur shpirti nuk e gjanë qetësinë t’pushoj’!…
Sot po e di dhe po ua them sikur nji urti
Untia e barkut, e ligshton trupin n’atdhe,
S’kenka bash kurgja krahas t’shpirtit unti
Asht’ si lis rranj’-prem e i shtrim përdhe!….