Keni parë një bujk duke punuar në arë
Keni parë faren duke hedhur me gëzim,
Mos më pyesni, përse sot e solla në art
E deshi mendja që ta sjellë në vargëzim!…
Po pluhur, a keni parë kot duke hedhur
Apo edhe kjo pyetje, veç duket e marrë,
E di, do t’thoni se vetëm e kemi shkelur
Se pluhuri s’është farë ta hedhim në arë!…
Mos thoni me këto pyetje me t’qeshur na mbyte,
Dihet, njëra mjegullon trurin dhe tjetra sjell fryte!.