Anëtarët e rinj të KQZ-së japin betimin para presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, kanë dhënë sot betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Sinjali.

Në ceremoninë e organizuar në Presidencë, anëtarët e rinj u zotuan se do të ushtrojnë funksionin e tyre me ndershmëri, besnikëri, paanësi, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës në Facebook. Ceremonia shënon zyrtarizimin e përbërjes së re të KQZ-së, institucion kyç në organizimin e zgjedhjeve në vend.

Të tjera

Uncategorized

Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino

In questo articolo esploreremo i metodi

Lajme

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen