Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO brenda një viti është një objektiv i arritshëm.
Këto deklarata pasojnë zotimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit ka premtuar një përshpejtim të procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO – gjë për të cilën Shala theksoi se është e mundshme.
Sipas Shalës, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk ka nevojë të kalojë nëpër programin e Partneritetit për Paqe, një proces që shumë shtete tjera, si Mali i Zi dhe Maqedonia, kanë kaluar për shkak të trashëgimisë së tyre të sistemit të mëparshëm.
“Çështja e AAK-së, për një vjet në NATO është e mundur të realizohet kjo. Sepse Kosova e ka planin e saj 10 vjeçar. Është në fazën e tretë të planit gjithëpërfshirës. Ku në 2028 përmbyllet ky plan. Dhe Kosova nuk ka nevojë fare në jetë në kuadër të tri P-ve. Plani për Partneritetit për Paqe. Pra është një program në kuadër të NATO-s që duhet ta kalojnë shtetet, e cilat nuk kanë doktrinë të bazuar amerikane. Pra shteti si Bullgaria, Rumania, Mali i Zi, Maqedonia… kanë trashëguar një sistem të kaluar është dashur të hyjnë në një program të tillë. Por, FSK-ja nuk nevojë farë të kalojë nëpër këtë program, sepse plani 10-vjeçar e përmban kët plan brenda saj”, ka thënë Shala në Debat Plus.
Ai shtoi se pengesat për anëtarësimin e Kosovës janë më shumë politike sesa ushtarake.
“Dhe është e mundur që në konturat gjeopolitike, brenda mandatit një vjetar të qeverisë së ardhshme në kuadër të saj është e mundshëm realizimi, sepse është vetëm pengesë politike e anëtarëve të NATO-s dhe assesi ushtarake”, ka shtuar Shala.



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is