Ushtria amerikane konfirmoi zyrtarisht përdorimin e bombarduesve të padukshëm nga radarët B-2 për të goditur objektet nëntokësore të raketave balistike iraniane.
“Mbrëmë, bombarduesit B-2 amerikanë, të armatosur me bomba 910 kilogramëshe, goditën objektet e raketave balistike të përforcuara të Iranit”, thotë Komanda Qendrore e SHBA-së, transmeton Telegrafi.
Deklarata vjen pasi analistët që monitorojnë të dhënat e gjurmimit të fluturimeve me burim të hapur zbuluan se bombarduesit B-2 ishin përdorur në sulmet e fundit ndaj Iranit.
Bombarduesit u përdorën gjithashtu në sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane në qershor.
Nw anwn tjetwr, ushtria amerikane si dhe vetw presidenti Donald Trump, ka konfirmuar vrasjen e liderit suprem iranianw si dhe tw shumw zyrtarwve tw lartw ushtarakw. /Telegrafi/



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen