Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vendi më demokratik në botë vetëm në letër dhe në propagandë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shteti më demokratik në botë për faktin se çdo dy vjet në këtë shtet peshohet dhe testohet fuqia politike përmes votës së lirë në të gjitha nivelet e pushtetit përveç në Shtëpinë e Bardhë.
Të njohura si zgjedhje në gjysmëmandat, apo dy vjet pas zgjedhjeve presidenciale, votuesit amerikanë kanë të drejtën dhe mundësinë që të votojnë për të preferuarit e tyre në dy institucionet më të larta legjislative në SHBA, në Senat dhe në Kongres.
Tradita e deritashme e zgjedhjeve në gjysmëmandat në të shumtën e rasteve ua ka hequr pushtetin presidentëve të zgjedhur në zgjedhjet presidenciale, prandaj shumica e presidentëve amerikanë e kanë ushtruar pushtetin e plotë në dy vite të qeverisjes së tyre.
Duket se kështu do të ndodhë edhe më presidentin aktual demokratin Joe Biden.
Sipas rezultateve paraprake, Presidenti Biden do të humb Kongresin dhe Senatin amerikan dhe kështu do t’i zvogëlohet tej mase fuqia e tij e vendimarrjes dhe e kalimit të ligjeve në këto dy institucione kyqe të ushtrimit të pushtetit në Amerikë.
Ajo që u mbetet në dorë demokratëve dhe Presidentit Biden është Shtëpia e Bardhë, apo forma e ushtrimit të pushtetit përmes të ashtuquajturve, “urdhra ekzekutivë” dokumentë këto që mbeten në fuqi deri në ditën e ardhjes në pushtet të presidentit të ri.
Rikujtojmë se vendimet e para të ditës së parë të çdo presidentit të ri amerikan është shfuqizimi i të ashtuquajturve “urdha ekzekutivë” duke rrëzuar kështu pushtetin e ish-presidentëve të kaluar. Kjo ndodhë sidomos me rastin e ndryshimit të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë nga Republikanët në Demokratë dhe anasjelltas.
Por të kthehemi të zgjedhjet 2022 në Amerikë.
Sipas rezultateve paraprake dhe exit poleve të medieve më ndikim në ShBA, duket se demokratët do të pësojnë një humbje të thellë në Dhomën e Përfaqësuesve apo në Kongresin amerikan.
Por demokarët do të humbin edhe balansin në Senatin amerikan.
Ajo që bie në sy në këto zgjedhje është ruajtja e bastioneve të Republikanëve dhe shtimi i tyre në disa shtete të tjera amerikane dhe gjithashtu ruajtja e Neë Yorkut dhe e Kalifornisë si shtete bastione të demokratëve.
Sharmin e demokraciës amerikanë edhe në këto zgjedhje e shtojnë faktet se në disa shtete fitues të garës për guvernatorë janë republikanët por fitues të garës për senat në këto shtete janë kandidatët demokratë.
Deri në mesnatën e të martës së 8 Nëntorit Republikanët udhëheqin në Kongres me rezultatin 206 me 180 vende. Republikanëve u duhen vetëm edhe 5 vende për të marrë kontrollon në Kongresin amerikan ndërkaq demokratët tashmë duket të jenë humbës të sigurtë.
Ndërkaq gara më e ngushtë po zhvillohet për Senatin amerikan ku republikanët kanë një përparësi të lehtë.
Botapress do të ju informojë në çdo kohë për zgjedhjet e gjysmëmandatit në SHBA.