Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftojnë sanksionimin e katër juristëve, të cilët aktualisht shërbejnë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP). Në mesin e të saknionuarve është edhe Nicolas Yann Gillou, gjyqtari paraprak që kishte konfirmuar aktakuzën kundër Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së.
Në njoftimin e publikuar nëfaqen zyrtare të DASH, bëhet e ditur se sanksionimi i Guillou lidhet me vendimin për të autorizuar lëshimin e urdhër-arresteve nga GJPN-ja për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.
Ndërsa të sanksionuarit e tjerë janë:
Kimberly Prost, Divizioni i Gjykimit, Gjykata Ndërkombëtare Penale
Nazhat Shameem Khan, Zëvendës Prokuror, Gjykata Ndërkombëtare Penale
Mame Mandiaye Niang, Zëvendës Prokuror, Gjykata Ndërkombëtare Penale.
Prost është sanksionuar për vendimin për të autorizuar hetimin e GJPN-së mbi personelin amerikan në Afganistan.
Zëvendës-prokurorët Shameem Khan dhe Niang të sanksionuar për vazhdimin e mbështetjes së veprimeve të paligjshme të GJPN-së kundër Izraelit, duke përfshirë mbështetjen e urdhër-arresteve të GJPN-së që synojnë kryeministrin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Gallant që kur ata morën udhëheqjen për Zyrën e Prokurorit të GJPN-së.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet