Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot i kanë dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës 55 automjete ushtarake, transmeton Botapress.info
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2021/August/30/auto_aa1630315207.jpg)
Për pritjen e këtyre automjeteve është organizuar një ceremoni ku është duke marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) organizojnë ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, të tipit M1117 Armored Security Vehicle (ASV).
Ceremonia në fjalë do të mbahet sot në Kazermën “Adem Jashari” Me këtë rast, do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Gjithashtu, në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe autoritete të larta ushtarake civile vendore dhe ndërkombëtare./Botapress/