Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, e vlerëson si jashtëzakonisht të rëndësishme prezantimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Konrad, mes tjerash, tha se për asociacionin është arritur edhe marrëveshje, për çka Gjermania është në favor të themelimit, shkruan Tanjug.
Ranë në greminë dhe ndërruan jetë, nxirren trupat e dy turisteve të huaja në Valbonë (FOTO)
“Ne jemi duke avokuar intensivisht që Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe të zbatohet jashtëzakonisht shpejt dhe është dhënë një sinjal i rëndësishëm në këtë kuptim. Tani jemi në një fazë që mund të flasim konkretisht dhe realisht pasi mendoj se kjo është e rëndësishme”, u shpreh Konrad.
Komisionari Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka thënë të martën se draft-propozimi i Ekipit Menaxhues, duhet të jetë pikënisje në diskutimet për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Draft-statuti për Asociacionin është prezantuar më 2 maj në Bruksel, në kuadër të takimit të nivelit të lartë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Dokumenti është përpiluar nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.
Ky ekip është shkarkuar një ditë më vonë, nga autoritetet e Kosovës.
Ditëve në vijim, pritet që pala e Kosovës dhe e Serbisë të takohen sërish për t’u marrë vesh mbi propozimet për themelimin e Asociacionit.
Megjithatë, struktura të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se nëse nuk arrihet pajtueshmëri për këtë draft, atëherë dialogu mund edhe të ndërpritet.