Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të NATO-s në sigurinë e Kosovës, duke falënderuar për angazhimin dhe mbështetjen e tyre gjatë sfidave kritike.
Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj në takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencën dhe Sigurinë, Z. Scott W. Bray, ka thënë se Republika e Kosovës është partner i dëshmuar kontributdhënes dhe i vendosur fuqimisht për të ardhmen euroatlantike se bashku me Aleatët dhe Partnerët në NATO-s.
Ai ka theksuar se ky angazhim ka qenë i veçantë gjatë periudhave të sfidave kritike.
“ I nderuar me pritjen dhe takimin e shkëlqyer më Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencën dhe Sigurinë, Z. Scott W. Bray. Gjithmonë mirënjohës NATO-s për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në rajon, veçanërisht gjatë këtyre kohërave dhe sfidave kritike, përfshirë ndërhyrjet malinje të huaja.Republika e Kosovës është partner i dëshmuar kontributdhënes dhe i vendosur fuqimisht për të ardhmen tonë euroatlantike se bashku me Aleatët dhe Partnerët në NATO ”, ka shkruar Zemaj në Facebook.