Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, ka kujtuar sakrificën dhe luftën që Kosova ka bërë për lirin që sot e gëzojmë.
Zemaj përmes një postimi në Facebook ka thënë që rreth 25 vite më parë është marrë vendimi në selinë e NATO-së, për ndaljen e shfarosjes së një populli të pamprojtur sic ishte Kosova/Botapress.info/
Postimi i plotë:
Një tregim i rrugëtimit të Kosovës.
Tregimit të sakrificës, të luftës për liri, i ringritjes dhe shtetndertimit të vendit tonë.
Tregimi i këtij vendi që nuk ndalet dhe as nuk mund ta ndalin.
Tregimi filloi me atje ku ishim dje, ku na thirri atdheu. Aty të rreshtuar të mbronim pragun e shtepisë nderin dhe dinjitetin tonë.
E sot, pikërisht në Selinë e NATO-s, aty ku rreth 25 vite më parë u mor vendimi për ta ndalur shfarosjen e një populli të pambrojtur, dhe zhdukjën e Kosovës, historia ecën me pamje të re.
Kosova e sotme, vije këtu dhe prezentohët me ushtrinë e saj, diplomacinë dhe përfaqësuesit e një shteti modern dhe demokratik.
Kështu, do të vazhdojmë tregimin për Kosovën dhe përkushtimin e përbashkët per të ardhmën euroatlantike.
Ky është tregimi i qëndresës dhe lavdisë së Kosovës. Tregimi i djemve dhe vajzave të këtij vendi që kanë dhenë jetën për liri dhe nuk mund ta tregojnë sot tregimin e tyre. Tregimin e mijëra të tjerëve të vrarë e të masakruar nga regjimi gjenocidial. I mijëra të zhdukurve dhe varreve të mbetura akoma të hapura.
Atyre ju kemi borgj dhe ju detyrohëmi. Nuk do të ndalët, tregimi i suksesit të Kosovës.
Sepse, Kosova është mbi të gjitha!