Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, David Quarrey.
Në këtë takim, njofton Zemaj se e ka falënderuar për kontributin pakursyer të forcave ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të KFOR-it dhe Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në vendin tone.
Postimi i plotë:
Në përmbyllje të takimeve të këtij viti me shtetet anëtare në Selinë e NATO-s dhe në frymën festive në prag të Krishtlindjeve sot u prita në një takim të frytshëm pune në Misionin e Përhershëm të Mbretërisë së Bashkuar në #NATO nga ambasadori dhe miku David Quarrey.
E falënderova ambasadorin Quarrey për mbështetjen e tij dhe të misionit në NATO për bashkëpunimin tonë gjatë vitit 2023 si dhe për kontributin e pakursyer të forcave ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të KFOR-it dhe Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në vendin tonë, sidomos në këto kohë sfiduese për të gjithë Evropën.
Veçanërisht mirënjohës për kujdesin dhe përkushtimin e shtuar për proceset integruese të vendit tonë, për sigurinë dhe stabilitetin, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.