Ambasadori i Kosovës në Nato, Astrit Zemaj ka zhvilluar një takim të frytshëm me ambasadoren e Ukraines Natalia Galibrenko.
Ambasadori Zemaj përmes një postimi në Facebook njofton se ishte i nderuar me pritjen që ju bë.
Ai thotë që biseduan për forcimin e mardhënieve mes të dyja shteteve me theksë të veçantë në fushën e sigurisë.
Më poshtë e gjeni postimi e plotë :
Sot isha i nderuar me pritjen e veçantë në Misionin e Ukrainës në NATO nga strukturat civile dhe ushtarake, si dhe me takimin e frytshëm të punës me ambasadoren Nataliia Galibarenko dhe stafin e saj.
Së bashku diskutuam për forcimin e marrëdhënieve në mes të misioneve dhe shteteve tona, me theks të veçantë rreshtimin dhe kontributin e tonë shumëdimensional per Ukrainën dhe popullin e saj në luftë kundër agresionit të Rusisë.
Kontributi dhe mbështetja e vendit tonë që nga fillimi duke përfshi edhe mbështetjen ushtarake, operacionet per trajnim në sektorin e deminimit si dhe angazhimi ynë në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës se bashku me Aleatët dhe Partnerët, NATO dhe BE-në, vlerësohen lartë dhe është shprehur mirënjohje e thellë.
Republika e Kosovës së bashku me Aleatët dhe Partnerët qëndron fuqishëm në mbështetje të vlerave të përbashkëta euroatlantike, paqës dhe sigurisë në Evropë dhe me gjerë.