Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj e ka kujtuar me fjalë të madh ish-komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralin që ndërroi jetë, Klaus Reinhard.
Zemaj e ka quajtur mik të madh të Kosovës ish-gjeneralin gjerman të cilin kishte rastin ta takojë disa herë.
“Lajmi i ndarjes nga jeta të Gjeneralit Klaus Reinhardt, Komandantit të forcave të KFOR-it në Kosovë (KOM-KFOR,Tetor 1999 -Prill 2000), për vendin dhe popullin tonë nënkupton humbjen e mikut të madh, i cili përveç punës në ditë të vështrira në fushën ushtarake, ai u angazhua përtej kësaj duke qenë pranë nesh edhe në ndertimin e shpresës për rilindje pas viteve të rënda të okupimit klasik e cila rezultoj me një lufte të tmerrshme kundër popullit tonë në vitin 1998-99.
Gjatë punës time me shërbim në Gjermani, disa herë e kam takuar Gjeneralin Reinhardt, shpesh kam biseduar edhe me të në telefon, kam marrë pjesë në një ligjeratë të përbashkët për Kosovën në Frankfurt, dhe në prag të botimit të librit tim rreth “Intervenimit Humanitar Ushtarak në Kosovë” dhe “Evropa në Udhëkryq” edhe jam konsultuar me të( Gjenerali ka qenë Doktor i shkencave ushtarake).
Do ti jem përjetësisht mirënjohës për mbeshtetjën sa isha me shërbim në Gjermani, veçanërisht për kohën e ndarë dhe vlerësimin për punën time.
Në vitin 2012 dhe 2014, zyrtarisht e kam rekomanduar dekorimin e tij për kontributin e dhënë për Kosovë, shpresoj që kjo të bëhët edhe post mortem.
Me një përshëndetje ushtarake: “Ushtarët e vjetër nuk vdesin kurrë” i shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtoreve në kuadër të forcave ushtarake gjermane” shkruan Zemaj./Botapress.info/