Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO, ambasador Astrit Zemaj, pas një takimi që kishte në Komitetin ushtarak të NATO-s, me konkretisht me admiralin Rob Bauer, ka thënë se Kosova i është gjithmonë mirënjohës NATO-s dhe Misionit te saj KFOR-it, për mbështetjen e vazhdueshme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin ne Kosovë dhe rajon.
Ndërsa ka pohuar se Kosova është e vendosur fuqishëm në rrugëtimin e saj euroatlantik, si dhe është rreshtuar përkrah aleatëve dhe partnerëve të NATO-s.
Postimi i plotë i Zemajt:
I nderuar me pritjen e radhës në Komitetin Ushtarak të #NATO -s dhe takimin shumë produktiv me Admiralin Rob Bauer, Kryetari i Komitetit Ushtarak, i cili njekohësisht si Këshilltar Ushtarak i Sekretarit të Përgjithshëm dhe i Këshillit të Atlantikut të Veriut, ai gjithashtu është autoriteti më i lartë ushtarak në NATO.
Vendi ynë i është gjithmonë mirënjohës NATO-s dhe Misionit te saj KFOR-it për mbështetjen e vazhdueshme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin ne Kosove dhe rajon.
Po ashtu, në takimin e sotëm përçova mesazhin se Republika e Kosovës , është e vendosur fuqishëm në rrugëtimin e saj euroatlantik, si dhe e rreshtuar përkrah aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, është ngritur dhe ka dëshmuar se është partner dhe kontributdhënëse e paqes dhe sigurisë edhe përtej kufijve të saj siç është pjesëmarrja jonë në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.