Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj ka dhënë detaje lidhur me vazhdimin e takimit mes Ministrave të Mbrojtjes në NATO.
Zemaj tregon se u takua me Ministrin e Mbrojtjës së Republikës së Shqipërisë, z.Niko Peleshi, ku biseduan për proceset e integrimit sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës në NATO.
Ky është postimi i plotë i Zemajt në Facebook.
Sot në ditën e dytë të takimeve të Ministrave të Mbrojtjes në NATO, si dhe takimeve në kuadër të UDCG, me Ministrin e Mbrojtjës së Republikës së Shqipërisë, z.Niko Peleshi, biseduam format e avancimit të bashkëpunimit aktual dhe sa më intensiv me të gjitha strukturat, si dhe të proceset e integrimit sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës në NATO.
Po ashtu shpreha mirënjohjen time për mbështetjen madhe dhe të vazhdueshme edhe të gjithë strukturave diplomatike dhe ushtarake të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në NATO, dhe vlerësimin për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi në kuadër të punës tonë këtu në NATO.