Ambasadori i Kosovës, njëheritë përfaqësuesi i Kosovës në Selinë e NATO-s, Astrit Zemaj ka njoftuar lidhur me takim që kishte me Ambasadorin e Izralit në NATO, Haim Regev.
Ambasadori Zemaj theksoi se ne Ambasadorin Regev kanë thelluar bashkëpunimet në kuadër të fushëveprimit në NATO sidhe avancimin e marrëdhënieve te shkëlqyera mes dy vendeve.
Më poshtë njoftimi i plotë nga Zemaj:
Sot i nderuar me pritjen e veçantë nga ana e Shefit te Misionit te Izraelit 🇮🇱 për #NATO, Ambasadorit Haim Regev.
Thellimi i bashkëpunimit ne kuadër te fushëveprimit tonë ne NATO, avancimi i marrëdhënieve te shkëlqyera mes vendeve tona, si dhe çështjet me interes te veçantë janë prioritete te përbashkëta te punës tonë.
Mirënjohje e veçantë 🇮🇱 për mbështetjen e madhe dhe te vazhdueshme për Republikën e Kosovës 🇽🇰 dhe forcimit te subjektivitetit ndërkombëtar te vendit tonë.
🇽🇰🤝🇮🇱