Ambasadori i Kosovës, njëheritë përfaqësuesi i Kosovës në Selinë e NATO-s, Astrit Zemaj ka njoftuar lidhur me takim që kishte me Ambasadoren e SHBA-ve në NATO, Julianne Smith.
Ambasadori Zemaj theksoi se kishte një diskutim të frytshëm për të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës, thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe historike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, shkruan Botapress.info
Tutje Ambasadori i Kosovës Astrit Zema tha se Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj SHBA-ve dhe aleatëve në NATO, për lirinë, për paqen dhe proceset e tjera të shtetndërtimit tonë, shkruan Botapress.info
Ky është postimi i plotë
Sot ishte një kënaqësi e veçantë që takimet me shtetet anëtare në
#NATO-s këtë vit të i filloj me Misionin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
në NATO, me një takim të përzemërt pune me Ambasadorën, Julianne Smith.
Ne patëm një diskutim të frytshëm për të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës, thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe historike ndërmjet vendit tonë dhe SHBA-ve, si dhe të përkushtuar për të punuar së bashku për paqen, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë dhe gjithë rajonit.
Si gjithmonë, Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj SHBA-ve dhe aleatëve në
#NATO, për lirinë, për paqen dhe proceset e tjera të shtetndërtimit tonë, për të theksuar veçanërisht edhe mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadorës Smith dhe gjithë stafit në kuadër të Misionit që ajo e drejton, për punën, bashkëpunimin dhe angazhimeve tona këtu në NATO.