Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka takuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të cilin kanë diskutuar rolin e partive opozitare në shoqërinë demokratike.
Hovenier ka postuar një fotografi me Abdixhikun nga takimi .
“Me Lumir Abdixhikun diskutuam partneritetin historik ShBA-Kosovë dhe rolin esencial që partitë politike luajnë në shoqëritë demokratike që sigurojnë politika dhe ligje që janë përfituese për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Hovenier.