Ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde, ka analizuar pritshmëritë e kryeministrit Kurti në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se qytetarët e Kosovës presin përparim për një sërë çështjesh.
“Nuk më takon mua të artikuloj pritje nga shefat e qeverive të shteteve sovrane. Si mik i vërtetë i Kosovës unë shpresoj për të dyja palët që të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe të tregojnë fleksibilitetin e kërkuar në pozitat e tyre. Qytetarët e Kosovës presin përparim konkret për një sërë çështjesh” u shpreh Rohde në një prononcim për kosovalive.net.