Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar për tensionet në Veriu e Kosovës. Ai ka thënë se asgjë nuk i justifikon sulmet e dhunshme kundër KFOR’it.
KFOR’i është përleshur me serbët protestues rreth objekteve të komunave veriore.Po ashtu Guerot ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa të de-përshkallëzimit.
Ambasadori gjerman dënon sulmet ndaj KFOR’it dhe gazetarëve në Veri: Situata të depërshkallëzohet
”Asgjë nuk i justifikon sulmet e dhunshme kundër Kfor-it dhe shtypit. Këto akte duhet të ndalen. Mendime për viktimat, kushdo qofshin ata. Mbështetje e plotë për Kfor-in. Gjithashtu i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa të menjëhershme de-përshkallëzimi”, ka shkruar ai në Twitter. /Botapress.info/