Milan Radoiçiq dhe të gjithë autorët e sulmit terrorist në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë, thotë ambasadori i Francës në Kosovë, Olvier Guerot. Ai deklaron se KFOR-i dhe EULEX po punojnë për të garantuar paqen në veri, mirëpo shton se siguria në atë pjesë është ende e brishtë.
Diplomati francez thotë se institucionet e Kosovës duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara në veri, në mënyrë që situatë mos të përkeqësohet.
Guerot foli edhe për hapjen e urës së Ibrit dhe Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.Duke folur për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, ai thotë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka qenë shumë i qartë se përgjegjësit e këtij sulmi duhet të dalin para drejtësisë dhe se presim veprime nga Serbia.
“Presidenti Macron ka theksuar vazhdimisht nevojën që jo vetëm Milan Radojicic, por të gjithë autorët, autorët e mundshëm, apo autorët e dyshuar të dalin para drejtësisë. Ne i përmbahemi kësaj si një mesazh shumë i qartë që është dhënë në nivelin më të lartë dhe sigurisht presim që Serbia ta ndjekë këtë. Unë mendoj se askush nuk është i interesuar që situata në veri të përkeqësohet”, thotë ai në një intervistë për KosovaPress.
Sipas tij, situata e sigurisë në veri është e brishtë, mirëpo shton se KFOR-i dhe EULEX, po punojnë për të garantuar paqe dhe siguri në atë pjesë.Megjithatë, ai thekson që veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të institucioneve të Kosovës, nuk janë të dobishme, duke aluduar në mbylljen e strukturave paralele serbe dhe ndalimin e qarkullimit të dinarit.
Sa i përket hapjes së urës së Ibrit, ai thotë se një gjë e tillë duhet të diskutohet në dialogun e Brukselit.
Ai e vlerëson si pozitive koordinimin e qeverisë për këtë temë.Duke folur për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, ai thotë se përfitimet e Kosovës do të jenë të mëdha.



Të tjera
Aktuale
Korrespondenti i BBC për siguri: A është serioz kërcënimi i fundit i Trump ndaj Iranit?
BBC –Frank Gardner, – Në një
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth