Ambasadori i Kosovës, Astrit Zemaj, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar që ka pasur një takim frytdhënës me Znj Rachel Ellehuus, Përfaqësuese e Sekretarit të Mbrojtjes në Evropë.
Ambasadori Zemaj ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e SHBA-ve për Republikën e Kosovës ./Botapress.info/.
Ky është postimi i plotë i Ambasadorit Zemaj :
I nderuar me pritjen dhe takimin frytdhënës të sotëm në misionin e SHBA-ve në #NATO , me Znj. Rachel Ellehuus, Përfaqësuese e Sekretarit të Mbrojtjes në Evropë (SECDEFREPEUR) dhe Këshilltare e Mbrojtjes (DEFAD) për Misionin e SHBA në NATO.
Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen ShBA-ve dhe përkushtimin e fuqishëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Republikën e Kosovës dhe rajon.