Pas përfundimit të pushimeve të verës, Bashkimi Evropian është rikthyer plotësisht në detyrë dhe të enjten më 14 shtator, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell bashkë me emisarin sllovak Miroslav Lajcak, do të ndërmjetësojnë takimin e radhës Kurti-Vuçiq.
https://botapress.info/e-kane-marre-para-shtepise-ne-parking-avokati-jep-detaje-se-si-ndodhi-dergimi-i-remit-ne-eulex/
Lidhur me këtë takim që do të mbahet nesër, kanë folur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ka thënë se SHBA vazhdon të mbështes fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si mënyrë për arritjen e një raporti paqësor dhe produktiv në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Nga SHBA gjithashtu kanë bërë thirrje për Kosovën dhe Serbinë që t’i marrin seriozisht obligimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe të fillojnë të lëvizin përpara në obligimet ekzistuese dhe të më hershme në kuadër të Dialogut dhe Marrëveshjes së Ohrit. Këtu vënë theksin tek themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Kërkojmë nga Kosova dhe Serbia që t’i marrin seriozisht obligimet e tyre sipas marrëveshjes për normalizim që arritën në fillim të këtij viti dhe të fillojnë të ecin përpara në obligimet e tyre ekzistuese dhe të mëparshme sipas Dialogut dhe Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka thënë një zëdhënëse e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për Express.
Sipas Ambasadës së SHBA-së, angazhimi konstruktiv dhe përpjekjet e sinqerta për mirëbesim nga Kosova dhe Serbia do të sjellin përfitime të qëndrueshme për qytetarët, përfshirë rritjen ekonomik dhe do të sigurojnë një stabilitet afatgjatë rajonal.
“Angazhimi konstruktiv dhe përpjekjet e sinqerta të mirëbesimit nga Kosova dhe Serbia do të sjellin përfitime të qëndrueshme për qytetarët, duke përfshirë rritjen ekonomike dhe do të sigurojnë stabilitet afatgjatë rajonal”, ka përfunduar zëdhënësi.
Lidhur me takimin që do të mbahet të enjten në Bruksel, për Express kanë folur edhe nga Ambasada e Gjermanisë. Berlini zyrtar konsideron se takimi i nesërm është një mundësi për të dalë nga menaxhimi i krizave derisa kanë kërkuar në mënyrë urgjente zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.