Ambasada e Kosovës në Itali ka dalur sot me njoftim për shtetasit e Kosovës të cilët do të udhëtojnë për në këtë shtet, raporton Gazeta Botapress.
Përmes një shkrimi në Twitter nga kjo ambasadë i kanë bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës me banim dhe qëndrim në Itali që të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese Anti-COVID
“Kosova tashmë është klasifikuar në listën “E” dhe bazuar në rregullat e kësaj kategorie, të gjithë personat që kanë qëndruar ose kanë kaluar tranzit në Kosovë (apo në një nga vendet e tjera të përmendura në Listën “E” përfshirë Shqipërinë, Bosnjë -Hercegovinën, Malin e Zi, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbinë) në 14 ditët e fundit, mund të udhëtojnë drejt Italisë vetëm për arsye të dëshmuara pune, shëndetësore, studimi, urgjence apo kthim në vendbanim/residence”, thuhet në komunikatë.