Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar bashkatdhetarët se nga tani e tutje të gjitha shërbimet konsullore do të ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht përmes platformës elektronike zyrtare E-Kosova
Në njoftimin e ambasadës theksohet se shërbime si lëshimi i pasaportave, letërnjoftimeve, certifikatave dhe dokumenteve të tjera do të realizohen vetëm për qytetarët që kanë rezervuar paraprakisht një takim online.
Caktimi i terminit bëhet përmes këtij linku:
Udhëzimet për caktimin e terminit janë si më poshtë:
Hyni në platformën eKosova
Zgjidhni opsionin Shërbimet Konsullore
Klikoni: Terminet për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës
Zgjidhni: Ambasada – Austria, Vjenë
Zgjidhni shërbimin e nevojshëm dhe përfundoni aplikimin
Qytetarët që kanë caktuar termin, duhet të paraqiten në adresën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri, transmeton albinfo



Të tjera
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur