Ambasada Amerikane në Kosovë në një postim në Twitter ka publikuar deklaratën që ambasadori Jeff Hovenier e ka thënë për punën që Kosova që ka bërë që nga shpallja e pavarësisë.
Hovenier ka thënë se në Kosovë kanë ndodhur shumë zhvillime pozitive, por ka ende shumë për tu bërë.“Muajin e ardhshëm, Kosova feston 14-vjetorin e pavarësisë dhe unë mendoj se ajo që populli i Kosovës ka arritur në këta 14 vjet është e jashtëzakonshme.
Mendoj se është mrekulli. Por, ende ka punë që kjo mrekulli të ecë përpara”, citohet të ketë thënë Hovenier.