Kandidati për kryeministër nga AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurtin, duke e akuzuar se për një imazh në veri të Kosovës po rrezikon stabilitetin dhe sigurinë e vendit.
Haradinaj ka deklaruar se veprimet e Kurtit mund të kenë pasoja të rënda për Kosovën, duke nënkuptuar se politikat e tij të momentit janë të pasinqerta dhe të dëmshme.
“Albini për një foto në Veri po e rrezikon Kosovën. Unë kam bashkëluftëtarë që janë vrarë për këtë vend dhe nuk kam syre me ta”, ka thënë Haradinaj, duke e bërë të qartë se angazhimi i tij për mbrojtjen e interesave të Kosovës është i pakushtëzuar, dhe se ai nuk do të lejojë që veprime të rrezikshme të dëmtojnë të ardhmen e vendit.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo