”Albin Zajednica“, është mbishkrimi që Partia Socialdemokrate (PSD) ka vendosur nëpër mure publike të kryeqytetit.
Pos mureve, edhe nëpër sheshe është shkruar grafita e njëjtë. Kjo pasi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pajtuar me marrëveshjen e Ohrit.
Ali Ahmeti bashkë me Ilir Shaqirin këndojnë këngë patriotike
Opozita parlamentare dhe joparlamnetare në Kosovë akuzojnë Kurtin se me zotimin e Ohrit ”e ka pranuar Asociacionin”.
Pushteti ka përdorur termin “vetëmenaxhim”, për të pretenduar se është përmirësuar pozicioni i dialogut rreth Asociaiconit.
Por faktori ndërkombëtar vazhdon ta përmend Asociacionin si “obligim ligjor ndërkombëtar”, të Kosovës. Kurti e kishte kundërshtuar vazhdimisht atë gjatë kohës sa ishte në opozitë./Botapress.info/