Albin Tahiri la pa fjalë gjithë botën e skijimit, duke shënuar suksesin më të mirë në histori për skijimin e Kosovës.
Pak kush e ka pritur se skiatori Tahiri do të arrijë në vend të 15-të në renditje të Lojërave Olimpike, në mesin e elitës botërore.Ai zuri vendin e 15-të në superkombinim, me kohë më të dobët për 6 sekonda e 86 qindtat se pozita e parë.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, e ka përgëzuar Albin Tahirin për zënien e vendit të 15-të, pozitë kjo më e mira në histori të pjesëmarrjes së Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Krasniqi i ka dëshiruar suksese Albinit edhe në garat e ardhshme“Kishte synim top 30-shin, por përfundoi në top 15 të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022”, shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.