Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se bisedimet ndërmjet palëve kanë rezultuar të pasuksesshme.
Kurti tha se asnjë nga ofertat e paraqitura nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është pranuar nga Abdixhiku, duke shtuar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, të cilat sipas tij janë të panevojshme dhe me kosto të lartë për shtetin.
“Në këtë mënyrë Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, të panevojshme, që i humbin kohë shtetit dhe mjete buxhetit të Kosovës. Së paku 1 milion euro kushtojnë zgjedhjet e reja dhe nuk do të sjellin zgjidhje sepse nuk do ta kemi numrin prej 80 deputetëve për ta bërë kuorumin. Është dashur të përpiqemi më shumë dhe nuk është dashur të refuzohet oferta jonë për qeverisje”, ka deklaruar Kurti.



Të tjera
Aktuale
Policia publikon video nga ndërhyrja në “Sharri”, të dyshuarit penguan zyrtarët në detyrë
Dje rreth orës 18:30, zyrtarët policorë
Aktuale
Kjo është lista e 110 kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit (Emrat)
“Kjo është lista fituese
Lajme
Reagon Bajrami: Jam numër 12 në listë pas disa njerëzve që e kanë luftuar LDK-në
Hykmete Bajrami nga LDK-ja, ka thënë