Në vend po bëhet nami, në Ministri të Tregtisë po bëhen bastisje e arrestime, prej shtëpisë u nxor duar lidhur edhe dosti i Kurtit e “kumbara i drithit e i vajit” dhe as Kryeministri Kurti e as Ministrja Hajdari “qele gur gojën”
Kjo nuk ka ndodhë asnjëherë në asnjë Qeveri të pasluftës.
Me u bastis Ministria e mos me thanë asnje fjalë Qeveria, kjo vërtetë nuk “ka bërë vaki”.
Por duket se krejt fajet i ka Berat Buzhala dhe opozita “destruktive” në Kosovë.
Qeveria Kurti e ka ndalë korrupsionin por korrupsioni nuk po e lëshon prej dore Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje: Po u thotë: Qe pak vaj, pak grurë e miell te bardhë, edhe pak estazia Luis Viton dhe pak rrymë prej GEG nga Serbia…
Natyrisht krejt këto në KOORDINIM me Listën Serbe dhe Radojçiqin!
Rroftë Kurti!
Rroftë Rozeta!
Poshtë Berati!
Poshtë Opozita!