Moderatori Alaudin Hamiti postoi sot një foto në instastory ku nuk shpëtoi pa pyetjen e famshme të nisjes së sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova.
I ‘bombarduar’ nga pyetjet, ai është ‘detyruar’ të flasë mbi datën e nisjes.
“Dmth nuk ka mbetë njeri me postu një story për çkado pa u bë pyetja për Big Brother. Çka t’ju them mo, çka t’ju them, përveç që së shpejti. Edhe asnjë datë që është duke u publiku nuk është zyrtare. Çka nuk vjen nga vetë faqja e Big Brother po edhe Klan Kosovës nuk bën të merret parasysh. Por Big Brother, së shpejti!”, është shprehur.
Supozohet që formati do të nisë përgjatë muajit nëntor.
Historikisht, sezoni i dytë dhe ai i tretë kanë nisur në javën e tretë të tetorit, teksa sezoni i parë pati pasur premierën me datë 5 dhjetor 2022.
Kjo do jetë hera e parë që një sezon i formatit kosovar çel siparin në nëntor, për të vazhduar optimalisht deri në prag të pranverës.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së