“Alarmon” Maqedonci: Grupi terrorist i Banjskës i përkrahur nga Serbia, po vendoset afër kufirit me Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se grupi terrorist që është përgjegjës për sulmin në Banjskë të ndodhur në shtatorin e vitit 2023, i cili kishte si qëllim aneksimin e një pjese të Kosovës, vazhdon të mbetet i lirë dhe i mbështetur nga Serbia, duke paraqitur një rrezik të madh për stabilitetin e Kosovës.

Maqedonci tha se është e papranueshme që ky grup terrorist të mbetet i lirë dhe të mbështetet nga struktura të sigurisë serbe. Ai shprehu shqetësimin se ky grup vazhdon të mbrohet dhe mbështetet nga struktura të sigurisë në Serbi, shpesh duke u vendosur jo larg kufirit me Kosovën dhe duke pasur lidhje të vazhdueshme me individë dhe grupe në veri të vendit.

Sipas tij, kjo paraqet një rrezik të vazhdueshëm për sigurinë e Kosovës, sidomos në pjesën veriore.

Maqedonci gjithashtu theksoi se Serbia ka obligime ndërkombëtare për t’i dorëzuar terroristët që kanë kryer krime në Kosovë.

Ai theksoi se përpjekjet e Serbisë për të vazhduar politikën hegjemoniste ndaj Kosovës, duke mohuar ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe duke kontribuar në destabilizimin e rajonit, janë të papranueshme.

Të tjera

Aktuale

Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar

Lajme

Fushë-Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave

Kryetari i Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka

Aktuale

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Duke pasur parasysh situatën e qëndrueshme