Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se grupi terrorist që është përgjegjës për sulmin në Banjskë të ndodhur në shtatorin e vitit 2023, i cili kishte si qëllim aneksimin e një pjese të Kosovës, vazhdon të mbetet i lirë dhe i mbështetur nga Serbia, duke paraqitur një rrezik të madh për stabilitetin e Kosovës.
Maqedonci tha se është e papranueshme që ky grup terrorist të mbetet i lirë dhe të mbështetet nga struktura të sigurisë serbe. Ai shprehu shqetësimin se ky grup vazhdon të mbrohet dhe mbështetet nga struktura të sigurisë në Serbi, shpesh duke u vendosur jo larg kufirit me Kosovën dhe duke pasur lidhje të vazhdueshme me individë dhe grupe në veri të vendit.
Sipas tij, kjo paraqet një rrezik të vazhdueshëm për sigurinë e Kosovës, sidomos në pjesën veriore.
Maqedonci gjithashtu theksoi se Serbia ka obligime ndërkombëtare për t’i dorëzuar terroristët që kanë kryer krime në Kosovë.
Ai theksoi se përpjekjet e Serbisë për të vazhduar politikën hegjemoniste ndaj Kosovës, duke mohuar ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe duke kontribuar në destabilizimin e rajonit, janë të papranueshme.



Të tjera
Aktuale
Haradinaj lëshon “bombën”: Kurti ka qenë në lidhje dashurie me një serbe
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në
Ekskluzive Lajme
Gjermania po ndjen pasojat ekonomike nga lufta e Iranit
Lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër
Lajme
Azemi i LDK-së me dosje në duar për orët e KEDS-it hyn në stacionin e Policisë në Prishtinë
Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, para