Pas alarmit për një bombë të mundshme në Kuvendin e Kosovës, deputetët e partive politike u larguan me urgjencë nga salla ku pritej të mbahej përpjekja e 42-të për konstituimin e Kuvendit, raporton Gazeta Sinjali.
Pas evakuimit, një pjesë e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë Glauk Konjufcën, Mimoza Kusari-Lilën, Ilir Kerçelin dhe të tjerë, u drejtuan për në ndërtesën e Qeverisë, ku me gjasë ndodhej edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Ndërkohë, deputetët e partive opozitare mbetën jashtë në rrugë, përpara ndërtesës së Kuvendit. Më vonë, ata u shpërndanë nëpër lokalet përreth, në pritje të zhvillimeve të mëtejme.
Kujtojmë se alarmi për bombë u dha pak para nisjes së seancës konstituive, me ç’rast Policia e Kosovës kërkoi evakuimin e menjëhershëm të të gjithë të pranishmëve nga objekti i Kuvendit.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në