Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është mbledhur disa orë pasi Rusia nisi një breshëri vdekjeprurëse të sulmeve me raketa në qytete anembanë Ukrainës, teksa fuqitë perëndimore dënuan sulmet e fundit të Moskës dhe u përpoqën të nënvizonin izolimin e saj.
Pas sulmeve me raketa, Ukraina ndërpret furnizimin e Evropës me energji elektrike
Kombet e Bashkuara thirrën takimin urgjent për të diskutuar aneksimin e deklaruar nga Rusia të katër rajoneve pjesërisht të okupuara ukrainase, por debati u la në hije nga sulmet ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera në një nga sulmet më ndëshkuese ndaj Ukrainës në muajt e fundit.